E drejta e autorit dhe njoftime të tjera
DEKLARATA E KONFORMITETIT
Me këtë deklaratë, NOKIA CORPORATION deklaron se ky produkt RM-696 është në përputhje me kërkesat themelore dhe
dispozitat e tjera përkatëse të direktivës 1999/5/EC. Një kopje e kësaj Deklarate të Konformitetit mund të gjendet në http://
www.nokia.com/global/declaration.
© 2012 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Nokia, Nokia Connecting People, Nokia Original Accessories dhe Nseries janë marka tregtare ose marka të regjistruara të
Nokia Corporation. Nokia tune është shenjë zanore e Nokia Corporation. Emrat e tjerë të produkteve dhe të shoqërive të
përmendura këtu, mund të jenë marka tregtare ose emra tregtarë të pronarëve të tyre përkatës.
Ndalohet riprodhimi, transferimi, shpërndarja ose ruajtja e një pjese ose e të gjithë përmbajtjes së këtij dokumenti në
çfarëdolloj forme, pa lejen paraprake me shkrim të Nokia-s. Nokia zbaton një politikë të zhvillimit të vazhdueshëm. Nokia
ka të drejtën për të bërë ndryshime dhe përmirësime të produkteve që përshkruhen në këtë dokument, pa njoftim paraprak.
Kur përdorni këtë pajisje, zbatoni të gjitha ligjet dhe respektoni zakonet vendore, fshehtësinë dhe të drejtat e ligjshme të
të tjerëve, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit. Mbrojtja e të drejtave të autorit mund t'ju parandalojë të kopjoni, modifikoni
ose transferoni imazhe, muzikë dhe përmbajtje të tjera.
Manufactured under license from Dolby Laboratories.
Dolby and the double-D symbol are trademarks of Dolby Laboratories.
The Bluetooth word mark and logos are owned by the Bluetooth SIG, Inc. and any use of such marks by Nokia is under license.
Ky produkt është i licencuar nën Licencën e Portofolit të Patentës MPEG-4 Visual (i) për përdorim personal dhe jotregtar në
lidhje me informacionet që janë koduar në përputhje me Standardin MPEG-4 Visual nga një klient i përfshirë në aktivitet
personal dhe jotregtar dhe (ii) për përdorim në lidhje me videon MPEG-4 të siguruar nga një ofrues i licencuar i videos. Asnjë
licencë nuk jepet apo të nënkuptojë për përdorim tjetër. Informacione të tjera, përfshirë informacione në lidhje me
përdorimet reklamuese, të brendshme dhe tregtare, mund të merren nga MPEG LA, LLC. Shikoni http://www.mpegla.com.
Në shkallën maksimale të lejuar nga ligji në fuqi, Nokia ose licensuesit e saj nuk do të jenë në asnjë rast përgjegjës për
humbjen e të dhënave ose të të ardhurave ose për çfarëdolloj dëmtimi të veçantë, të rastësishëm, rrjedhimor ose të
tërthortë, sido që të jetë shkaktuar.
Përmbajtja e këtij dokumenti ofrohet "pa ndryshim". Me përjashtim të rasteve kur kërkohet nga ligji në fuqi, nuk jepet asnjë
lloj garancie, e shprehur apo e nënkuptuar, duke përfshirë, por pa u kufizuar në garancitë e nënkuptuara të tregtueshmërisë
114 E drejta e autorit dhe njoftime të tjera
dhe të volitshmërisë për një qëllim të caktuar, në lidhje me saktësinë, rregullshmërinë ose përmbajtjen e këtij dokumenti.
Nokia rezervon të drejtën ta rishikojë këtë dokument ose ta tërheqë atë në çdo kohë, pa njoftim paraprak.
Ndalohet kundërinxhinierimi i programeve në pajisje, për aq sa lejohet nga ligji në fuqi. Të gjitha kufizimet që përmban ky
udhëzues i përdoruesit për premtimet, garancitë, dëmtimet dhe përgjegjësitë e Nokia-s, do të kufizojnë gjithashtu të gjitha
premtimet, garancitë, dëmtimet dhe përgjegjësitë e licencuesve të Nokia-s.
Disponueshmëria e produkteve, funksioneve, aplikimeve dhe shërbimeve mund të ndryshojë sipas rajonit. Për më shumë
informacione, kontaktoni me shitësin e Nokia-s ose ofruesin tuaj të shërbimit. Kjo pajisje mund të përmbajë artikuj, teknologji
ose programe që i nënshtrohen ligjeve dhe rregullave të eksportit nga SHBA-ja dhe vendet e tjera. Ndalohet shmangia nga
këto rregulla në kundërshtim me ligjin.
Nokia nuk jep garanci ose mban ndonjë përgjegjësi për funksionalitetin, përmbajtjen ose ndihmën për përdoruesin për
aplikime të palëve të treta të ofruara me pajisjen tuaj. Duke përdorur një aplikim, ju pranoni që aplikimi ofrohet siç është.
Nokia nuk kryen ndonjë përfaqësim, nuk jep garanci ose mban përgjegjësi për funksionalitetin, përmbajtjen ose ndihmën
për përdoruesin për aplikime të palëve të treta të ofruara me pajisjen tuaj.
Disponueshmëria e shërbimeve të Nokia-s mund të ndryshojë sipas rajonit.
NJOFTIM I FCC-së
Pajisja juaj mund të shkaktojë ndërhyrje në TV ose në radio (për shembull, kur përdorni një telefon në afërsi të pajisjes
marrëse). FCC-ja mund t'ju kërkojë të ndaloni përdorimin e telefonit nëse ndërhyrja e tillë nuk mund të eliminohet. Nëse
keni nevojë për ndihmë, kontaktoni me pikën tuaj lokale të shërbimit. Kjo pajisje respekton fashikullin 15 të rregullave të
FCC-së. Funksionimi është subjekt i dy kushteve të mëposhtme: (1) Kjo pajisje nuk mund të shkaktojë ndërhyrje të dëmshme
dhe (2) kjo pajisje duhet të pranojë çdo ndërhyrje që merr, duke përfshirë ndërhyrje që mund të shkaktojnë funksionim të
padëshiruar. Çdo ndryshim ose modifikim i pamiratuar shprehimisht nga Nokia mund të zhvleftësojë të drejtën e përdoruesit
për të përdorur këtë pajisje.
ID-ja e FCC është e printuar brenda folesë së kartës SIM. Për të parë ID-në, hiqni mbajtësen e kartës SIM.
Disa veprime dhe funksione varen nga karta SIM dhe/ose nga rrjeti, nga MMS-ja ose varen nga pajtueshmëria e pajisjeve
dhe nga formatet e mbështetura të përmbajtjes. Disa shërbime faturohen veçan.
/Botimi 1.2 SQ
E drejta e autorit dhe njoftime të tjera 115