Kopjimi i përmbajtjes nga kompjuteri juaj
Nisuni me shpejtësi pa vonuar. Ju mund të kopjoni të gjithë informacionin e
rëndësishëm, siç janë regjistrimet në kalendar dhe kontaktet, nga kompjuteri në
telefonin tuaj të ri.
Nëse kalendari dhe përmbajtje tjetër ruhet në linjë, për shembull, në një llogari Google,
Microsoft Exchange, ose Windows Live, thjesht shtoni llogarinë në telefonin tuaj dhe
sinkronizoni përmbajtjen direkt nga "cloud".
1 Zgjidhni .
2 Shtoni llogarinë tuaj në telefon.
3 Kontrolloni që sinkronizimi të jetë aktivizuar dhe zgjidhni
Done
.
Këshillë: Nëse përdorni një kalendar në linjë, mund të jeni në gjendje ta sinkronizoni
atë me CalDAV.
Nëse përmbajtja juaj, siç janë regjistrimet në kalendar dhe kontaktet, ruhen vetëm në
mënyrë lokale në Outlook në kompjuterin tuaj, kopjojini ato nga llogaria juaj Hotmail
në telefonin tuaj të ri.
1 Sinkronizoni përmbajtjen e dëshiruar nga Outlook në Hotmail duke përdorur
Microsoft Office Outlook Hotmail Connector. Për ta shkarkuar dhe instaluar,
kërkojeni në www.microsoft.com/download dhe ndiqni udhëzimet e treguara në
kompjuterin tuaj. Mund t'ju duhet të zgjidhni konfigurimin manual të cilësimeve.
2 Për të importuar përmbajtje nga Hotmail në telefonin tuaj të ri, zgjidhni dhe
Add account
>
Mail for Exchange
.
3 Shkruani adresën e emalit në Hotmail ose Windows, emrin e përdoruesit dhe
fjalëkalimin dhe zgjidhni
Manual setup
.
4 Shkruani m.hotmail.com si adresën e serverit dhe zgjidhni
Done
.