Përdoreni telefonin tuaj për herë të parë
Nisuni me shpejtësi - telefoni juaj ju udhëzon gjatë konfigurimit fillestar kur futni
kartën SIM dhe e ndizni telefonin tuaj për herë të parë. Gjithashtu mund të abonoheni
në shërbimin Tips and Offers, për të marrë këshilla të vlefshme dhe marifete për të
përfituar sa më shumë nga telefoni juaj.
Për të përdorur të gjitha shërbimet Nokia, krijoni një llogari Nokia. Ju duhet një lidhje
aktive në internet. Për informacion rreth tarifave të transmetimit të të dhënave,
kontaktoni me siguruesin e shërbimit tuaj. Nëse nuk mund të lidheni në internet, mund
të krijoni më vonë një llogari.
Nëse e keni tashmë një llogari Nokia, hyni.
Këshillë: Harruat fjalëkalimin tuaj? Mund ta kërkoni që t'ju dërgohet me e-mail ose
mesazh teksti.
Për të krijuar një llogari Nokia më vonë, përdoreni telefonin tuaj për të hyrë në një
shërbim Nokia dhe ju nxiteni të krijoni një llogari.
Për të kryer një thirrje të urgjencës gjatë konfigurimit fillestar, zgjidhni .