
Çaktivizoni GPS me ndihmë (A-GPS)
GPS me ndihmë (A-GPS) e ndihmon telefonin tuaj të përcaktojë më shpejt
vendndodhjen tuaj aktuale. A-GPS është një shërbim i rrjetit. Për të kursyer kostot e
të dhënave, veçanërisht kur ndodheni jashtë shtetit, mund ta çaktivizoni shërbimin.
Zgjidhni dhe
Device
>
GPS and positioning
dhe çaktivizoni
Mobile data
connection
.
Shërbimi i rrjetit GPS i ndihmuar (A-GPS) merr informacionet e vendndodhjes duke
përdorur rrjetin celular dhe ndihmon GPS për të llogaritur vendndodhjen tuaj aktuale.
Telefoni juaj është i konfiguruar paraprakisht për të përdorur shërbimin Nokia A-GPS,
nëse nuk janë të disponueshme cilësimet A-GPS të specifikuara nga siguruesi i
Hartat dhe navigimi
79

shërbimit. Të dhënat e ndihmës merren nga serveri i shërbimit Nokia A-GPS vetëm
kur nevojiten.
Duhet të keni një pikë hyrjeje me të dhëna celulare në internet të përcaktuar në
telefonin tuaj për të tërhequr të dhënat e ndihmës.
Shënim: Përdorimi i metodave të pozicionimit të ndihmuar mund të përfshijë
shkëmbimin e të dhënave të vendndodhjes suaj, identifikuesve të rrjetit me valë
bashkë me identifikuesit unikë të telefonit dhe të ofruesit të shërbimit të rrjetit me
një server të vendndodhjes. Nokia i përpunon këto informacione në mënyrë anonime.
Në varësi të cilësimeve të pozicionimit dhe përdorimit të shërbimeve të
vendndodhjes, telefoni juaj mund të lidhet me serverët e ofruesve të tjerë të
shërbimit, që nuk kontrollohen apo drejtohen nga Nokia. Kontrolloni politikat e
privatësisë të ofruesve të tillë të shërbimit për të kuptuar se si i përpunojnë të dhënat
e vendndodhjes suaj.