Rreth metodave të pozicionimit
Telefoni juaj shfaq vendndodhjen duke përdorur GPS, A-GPS, WLAN, ose pozicionimin
celular.
78
Hartat dhe navigimi
Sistemi i Pozicionimit Global (GPS) është një sistem i bazuar në navigimin satelitor që
përdoret për llogaritjen e vendndodhjes tuaj. GPS i ndihmuar (A-GPS) është një
shërbim i rrjetit që ju dërgon të dhëna GPS, duke përmirësuar shpejtësinë e
pozicionimit. Si vazhdim, mund të përdoren përmirësime të tjera te GPS për të
përmirësuar shpejtësinë e pozicionimit. Këto mund të kërkojnë transferimin e sasive
të vogla të të dhënave në rrjetin celular.
Pozicionimi i rrjetit me valë të zonës lokale (WLAN) përmirëson saktësinë e
pozicionimit kur sinjalet GPS nuk janë të disponueshme, veçanërisht kur ndodheni në
ambiente të brendshme ose ndërmjet ndërtesave të larta.
Me pozicionimin celular, pozicioni përcaktohet nëpërmjet antenës së rrjetit celular
me të cilën është lidhur aktualisht telefoni juaj.
Për të kursyer kostot e të dhënave, mund të çaktivizoni A-GPS në cilësimet e
pozicionimit të telefonit tuaj, por llogaritja e vendndodhjes tuaj mund të kërkojë më
shumë.
Mund të çaktivizoni WLAN në cilësimet e lidhjes në internet të telefonit tuaj.
Në varësi të metodave të disponueshme të pozicionimit, saktësia e pozicionimit mund
të ndryshojë nga disa metra deri në disa kilometra.
Disponueshmëria dhe cilësia e sinjaleve GPS mund të ndikohet nga vendndodhja juaj,
pozicionet e satelitit, ndërtesat, pengesave natyrore, kushteve të motit dhe
rregullimeve në satelitët GPS të kryera nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Sinjalet
GPS mund të mos jenë të dsponueshme brenda ndërtesave ose nën tokë.
Mos e përdorni GPS për matje ekzakte të vendodhjes dhe mos u mbështesni asnjëherë
vetëm në informacionet për vendndodhjen që merren nga GPS dhe rrjetet celulare.
Informacionet e koordinatave mund të mos jenë të disponueshme në të gjitha rajonet.