Nokia N9 64GB - Informacion për baterinë dhe ngarkuesin

background image

Informacion për baterinë dhe ngarkuesin
Pajisja juaj ka një bateri të brendshme të palëvizshme dhe të ringarkueshme. Mos u përpiqni ta hiqni baterinë, sepse mund

të dëmtoni pajisjen. Për të zëvendësuar baterinë, dërgojeni pajisjen te pika më e afërt e autorizuar e shërbimit.

Kjo pajisje është parashikuar të përdoret kur furnizohet me energji nga ngarkuesit e mëposhtëm: AC-16 . Numri i saktë i

modelit të ngarkuesit Nokia mund të ndryshojë në varësi të llojit të spinës, që identifikohet nga E, X, AR, U, A, C, K, B ose N.

Ngarkuesit e palëve të treta që janë në përputhje me standardin IEC/EN 62684 dhe që mund të lidhen më lidhësin mikro-

USB të pajisjes suaj, mund të jenë të përputhshëm.

Bateria mund të ngarkohet dhe shkarkohet qindra herë, por përfundimisht ajo do të konsumohet. Kur kohët e bisedave dhe

e pritjes janë në mënyrë të dukshme më të shkurtra se zakonisht, për të zëvendësuar baterinë, dërgojeni pajisjen në pikën

më të afërt të autorizuar të shërbimit.

110 Informacioni për produktin dhe sigurinë