Siguria e baterisë
Shënim: Bateria në pajisjen tuaj nuk është e lëvizshme, prandaj referohuni paragrafëve në lidhje me baterinë të
përshtatshme për pajisjen tuaj.
Kur hiqni nga priza një ngarkues ose një pajisje ndihmëse, kapni dhe tërhiqni spinën, jo kordonin.
Kur ngarkuesi nuk është në përdorim, hiqeni nga priza elektrike dhe nga pajisja. Mos e mbani të lidhur me ngarkuesin një
bateri plotësisht të ngarkuar, pasi ngarkimi i tepërt mund të shkurtojë jetëgjatësinë e baterisë. Nëse një bateri plotësisht e
ngarkuar lihet e papërdorur, ajo do të shkarkohet pas një farë kohe.
Mbajeni baterinë gjithmonë midis 15°C dhe 25°C (59°F dhe 77°F). Temperaturat e skajshme zvogëlojnë kapacitetin dhe
jetëgjatësinë e baterisë. Një pajisje me bateri të nxehtë ose të ftohtë mund të mos punojë përkohësisht.
Një qark i shkurtër aksidental mund të ndodhë kur një objekt metalik prek shiritat metalikë në bateri. Krijimi i një qarku të
shkurtër mund ta dëmtojë baterinë ose objektin që shërbeu si lidhës.
Mos i hidhni bateritë në zjarr sepse mund të shpërthejnë. Asgjësojini bateritë sipas rregullave lokale. Kur është e mundur, i
ricikloni. Mos i asgjësoni ashtu si mbeturinat e përditshme.
Mos i zbërtheni, pritni, hapni, thërrmoni, përthyeni, shponi ose mos i coptoni telefonat celularë ose bateritë. Në rast se
bateria rrjedh, mos e lejoni lëngun e baterisë të prekë lëkurën ose sytë. Nëse ndodh kjo gjë, shpëlani menjëherë me ujë
zonat e prekura ose kërkoni ndihmë mjekësore.
Mos u përpiqni të futni objekte të huaja në bateri, mos e modifikoni, riprodhoni apo mos e zhytni ose ekspozoni ndaj ujit
ose lëngjeve të tjera. Bateritë mund të shpërthejnë nëse dëmtohen.
Përdoreni baterinë dhe ngarkuesin vetëm për qëllimin që janë krijuar. Përdorimi i papërshtatshëm ose përdorimi i baterive
dhe ngarkuesve të papërputhshëm mund të paraqesë rrezik zjarri, shpërthimi ose rreziqe të tjera dhe mund të zhvlerësojë
çdo miratim ose garanci. Nëse besoni se bateria ose ngarkuesi është i dëmtuar, dërgojeni në një qendër shërbimi për ta
kontrolluar, para se të vazhdoni ta përdorni. Mos përdorni asnjëherë një ngarkues ose bateri të dëmtuar. Ngarkuesin
përdoreni vetëm në ambiente të mbyllura.