
Shërbimet e rrjetit dhe kostot
Pajisja juaj është miratuar për përdorim në rrjetet UMTS 850, 900, 1900, 1700/2100, 2100 MHz dhe GSM 850, 900, 1800,
1900 MHz . Për të përdorur pajisjen duhet të keni një abonim me një ofrues të shërbimit.
Përdorimi i shërbimeve të rrjetit dhe shkarkimi i përmbajtjeve në pajisjen tuaj kërkon një lidhje rrjeti dhe mund të shkaktojë
kosto të trafikut të të dhënave. Disa funksione të produktit kërkojnë mbështetjen e rrjetit, dhe mund të jetë e nevojshme
të regjistroheni për to.