Këshilla për kamerën
Zgjidhni .
Këtu keni disa këshilla që ju ndihmojnë në përdorimin e kamerës.
•
Përdorini të dyja duart për ta mbajtur kamerën pa lëvizur.
•
Për të zmadhuar, përdorni tastet e volumit ose rrëshqitësen e zmadhimit në
ekran.
Kur zmadhoni, cilësia e imazhit mund të ulet.
•
Për të ndërprerë bërjen e një fotografie pasi të keni zgjedhur rrëshqisni gishtin
larg nga , pastaj ngrijeni.
•
Kamera kalon në regjimin e ruajtjes së baterisë pas rreth një minute
mospërdorimi. Për ta zgjuar kamerën, prekni ekranin.
Mbani një distancë të sigurt kur përdorni blicin. Mos e përdorni blicin më afër nga
ç’duhet për njerëzit apo kafshët. Mos e mbuloni blicin kur nxirrni një fotografi.
•
Për të ndërruar ndërmjet bërjes së fotografive dhe regjistrimit të videove, zgjidhni
ose .
•
Për të ndryshuar cilësimet e kamerës, si blici, modalitetet e skenës, raporti i
pamjes dhe rezolucioni, prekni zonën e cilësimeve
dhe zgjidhni cilësimin.
•
Me paracaktim, fotografitë përdorin aspektin e pamjes 16:9 dhe kanë një
rezolucion 7 megapiksel. Ky raport i pamjes përshtatet më shumë për t'i parë
fotografitë në një TV, pasi nuk ka cepa të zinj. Për të bërë fotografi 8 megapiksel
ndryshoni raportin e pamjes në 4:3. Prekni zonën e cilësimeve dhe zgjidhni
cilësimet e duhura.
•
Për të ndarë një fotografi ose video me NFC direkt nga kamera, fotografia ose
videoja duhet të tregohet në ekran. Me paracaktim, përmbajtja e bërë nuk
tregohet pasi të keni bërë një fotografi ose regjistruar një video. Për ta treguar
atë, prekni zonën e cilësimeve dhe zgjidhni cilësimin e duhur për Show captured
content.
Kamera dhe Galeria
69
•
Në të gjitha aplikacionet, madje edhe me ekranin e kyçur, mund ta përdorni
lehtësisht kamerën. Mbajeni telefonin tuaj në pozicion vertikal dhe zvarritni
gishtin nga fundi i ekranit me prekje drejt ekranit. Mbajeni gishtin në vend derisa
të tregohet shiriti i aktivizimit të shpejtë.