Rreth lidhjeve WLAN
Mund të lidhni një rrjet me valë të zonës lokale (WLAN) në menynë e statusit. Prekni
zonën e statusit.
I rëndësishëm: Përdorni shifrimin për të rritur sigurinë e lidhjes suaj me WLAN.
Përdorimi i shifrimit zvogëlon rrezikun e hyrjes nga të tjerët te të dhënat tuaja.
Shënim: Përdorimi i WLAN mund të jetë i kufizuar në disa vende, për shembull, në
Francë dhe Irlandë. Për më shumë informacione, kontaktoni me autoritetet lokale.
Ky telefon mbështet protokollet 802.11a, 802.11b, 802.11g dhe 802.11n WLAN.
Mund të krijoni një lidhje 802.11n duke përdorur ose brezin e frekuencës 2.4 ose 5
GHz.