
Ricikloni
Kur ky telefon të arrijë fundin e jetëgjatësisë funksionale, të gjithë materialet e saj
mund të rikuperohen si materiale dhe energji. Për të garantuar hedhjen dhe
108 Mbroni mjedisin

ripërdorimin e saktë, Nokia bashkëpunon me partnerët e saj nëpërmjet një programi
të quajtur We:recycle. Për informacione se si të ricikloni produktet tuaja të vjetra
Nokia dhe se ku të gjeni vende të grumbullimit, shkoni te www.nokia.com/werecycle
ose telefononi te qendra e kontaktit Nokia Care.
Ricikloni ambalazhin dhe udhëzuesit e përdorimit në programin lokal të riciklimit.
Simboli i koshit me rrota, i shënuar me kryq në produktin tuaj, në bateri, në udhëzues
ose në paketim, ju kujton se të gjitha produktet elektrike dhe elektronike, bateritë
dhe akumulatorët, duhet të dërgohen në një pikë të veçantë grumbullimi kur dalin
jashtë përdorimit. Kjo kërkesë vlen për Bashkimin Evropian. Mos i hidhni këto
produkte ashtu si mbeturinat e përbashkëta të paseleksionuara. Për më tepër
informacion rreth karakteristikave mjedisore të pajisjes suaj, shikoni në
www.nokia.com/ecodeclaration.