Rreth softuerit të telefonit dhe përditësimeve të aplikimit
Qëndroni të përditësuar, përditësoni softuerin e telefonit dhe aplikimet që të merrni
funksione të reja dhe të përmirësuara për telefonin tuaj. Përditësimi i softuerit mund
të përmirësojë edhe funksionimin e telefonit tuaj. Mund të merrni gjithashtu edhe
përditësime të rëndësishme sigurie.
Rekomandohet që të krijoni kopje rezervë të të dhënave tuaja personale para se të
përditësoni softuerin e telefonit tuaj.
96
Menaxhimi i telefonit tuaj
Paralajmërim:
Nëse instaloni një përditësim programi, nuk mund ta përdorni pajisjen qoftë dhe për
të kryer thirrje urgjence, derisa instalimi të përfundojë dhe pajisja të rifunksionojë.
Përdorimi i shërbimeve ose shkarkimi i përmbajtjes mund të shkaktojë transferimin
e sasive të mëdha të të dhënave, që mund të sjellë kosto të trafikut të të dhënave.
Para se të filloni përditësimin, lidhni një ngarkues ose sigurohuni që bateria e pajisjes
të ketë energji të mjaftueshme.
Pas përditësimit, këshillat në udhëzuesin e përdorimit mund të mos jenë më të
përditësuara. Mund të gjeni udhëzuesin e përditësuar të përdoruesit në
www.nokia.com/support.