Rreth Mail for Exchange
Dëshironi t'i keni afër postën e punës, kontaktet dhe kalendarin, nëse ndodheni pranë
kompjuterin ose në lëvizje me telefonin tuaj? Mund të sinkronizoni përmbajtjen e
rëndësishme ndërmjet telefonit tuaj dhe serverit Microsoft Exchange.
Zgjidhni dhe
Add account
>
Mail for Exchange
.
Mail for Exchange mund të konfigurohet vetëm nëse kompania juaj ka një server
Microsoft Exchange. Si vazhdim, administratori TI i kompanisë tuaj duhet të ketë
aktivizuar Microsoft Exchange ActiveSync për llogarinë tuaj.
Përdorimi i Mail for Exchange kufizohet në sinkronizimin në linjë të informacionit PIM
midis pajisjes Nokia dhe serverit të miratuar Microsoft Exchange.
Para se të konfiguroni Mail for Exchange, sigurohuni që të keni sa vijon:
•
Një adresë e-mail të korporatës
•
Emrin e serverit tuaj Exchange (kontaktoni me departamentin TI të kompanisë
tuaj)
•
Emrin e domeinit të rrjetit tuaj Exchange (kontaktoni me departamentin TI të
kompanisë tuaj)
•
Fjalëkalimin e rrjetit të zyrës tuaj
62
Mesazheria dhe rrjetet sociale
Në varësi të konfigurimit të serverit Exchange, mund t'ju nevojitet të futni informacion
tjetër shtesë. Nëse nuk e dini informacionin e duhur, kontaktoni me departamentin
TI të kompanisë tuaj.
Kur konfiguroni llogarinë tuaj Mail for Exchange, telefoni juaj mund t'ju kërkojë të
përcaktoni një kod sigurie. Në varësi të kërkesave të sigurisë së administratorit të
Mail for Exchange, edhe cilësimet e kyçjes së telefonit tuaj mund të ndryshohen, si
Autolock dhe Number of tries. Kur keni përcaktuar një kod sigurie, nëse nuk e përdorni
telefonin për një farë kohe, telefoni bllokohet automatikisht. Për të përdorur sërish
telefonin tuaj, vendosni kodin.
Sinkronizimi kryhet automatikisht në intervalet e përcaktuara kur konfiguroni
llogarinë Mail for Exchange. Sinkronizohet vetëm përmbajtja e përcaktuar kur
konfiguroni llogarinë. Për të sinkronizuar përmbajtje tjetër, modifikoni cilësimet Mail
for Exchange.