Rreth Mesazheve
Zgjidhni .
Mund të dërgoni dhe merrni lloje të ndryshme mesazhesh:
•
Mesazhe tekst
•
Mesazhe multimedia që përmbajnë fotografitë dhe videot tuaja
•
Mesazhet e çastit (shërbim i rrjetit)
Messages kërkon mbështetje nga rrjeti.
Këshillë: Për të përdorur shpejt mesazhet, mbajeni telefonin në pozicion vertikal dhe
zvarritni gishtin nga fundi i ekranit drejt ekranit. Mbajeni gishtin në vend derisa të
shfaqet shiriti i aktivizimit të shpejtë.
Ju mund të dërgoni mesazhe me tekst që e kalojnë kufirin e karaktereve për një
mesazh të vetëm. Mesazhet që e kalojnë kufirin dërgohen si dy ose më shumë
mesazhe. Tarifa e ofruesit tuaj të shërbimit mund të jetë në përputhje me numrin e
mesazheve.
Shkronjat me thekse, shenjat e tjera ose disa opsione të gjuhës, zënë më shumë
hapësirë duke e kufizuar numrin e karaktereve që mund të dërgohen në një mesazh
të vetëm.
Përdorimi i shërbimeve ose shkarkimi i përmbajtjes mund të shkaktojë transferimin
e sasive të mëdha të të dhënave, që mund të sjellë kosto të trafikut të të dhënave.