Shkruani duke përdorur Swype
Dëshironi të shkruani më shpejt? Përdorni Swype për të shkruar tekst shpejt dhe
thjesht.
Aktivizoni Swype
1 Zgjidhni dhe
Time and language
>
Text input
dhe aktivizoni
Swype
.
26
Përdorimi fillestar
2 Zgjidhni
Swype settings
dhe një gjuhë.
Shkruani duke përdorur Swype
Për të hapur tastierën virtuale, zgjidhni një fushë të shkrimit të tekstit. Rrëshqitni
gishtin nga germa në germë; nuk keni pse të jeni kaq të saktë. Swype zakonisht e di
nëse dëshironi të shkruani të njëjtën germë dy herë pa qenë e nevojshme që të bëni
diçka, por nëse dëshironi të jeni të sigurt, shkarravisni ose bëni një hark mbi germën.
Futet automatikisht një hapësirë kur ngrini gishtin për të shkruar fjalën pasardhëse.
Këshillë: Për të çaktivizuar përkohësisht veçorinë e futjes automatike të hapësirë,
rrëshqiteni gishtin nga butoni i hapësirës në butonin prapa. Për ta bërë këtë cilësim
të përhershëm, ose për të modifikuar cilësimet e tjera, zgjidhni dhe mbani butonin
Swype në fund të tastierës.
Shkruani ose modifikoni tekst duke përdorur sugjerimin e fjalëve
Ndërsa shkruani, shfaqet një listë me fjalët e mundshme. Për të lëvizur përgjatë listës,
zvarrisni gishtin tuaj majtas ose djathtas në listë. Nëse fjala e dëshiruar shfaqet,
zgjidheni atë. Nëse fjala e dëshiruar është e para në listë, filloni të futni fjalën
pasardhëse dhe fjala futet automatikisht.
Për të parë një listë të alternativave për një fjalë që keni shkruar tashmë, zgjidheni
fjalën.
Shtimi i një fjale në fjalor
Shkruani germat e fjalës një nga një, më pas zgjidhni fjalën nga lista e sugjeruar e
fjalëve. Konfirmoni kur ju kërkohet.
Këshillë: Për të shtuar shpejt shumë fjalë, numra telefoni ose fjalë që përmbajnë
numra dhe simbole në fjalor, zvarritini për ti përzgjedhur dhe më pas zgjidhni butonin
Swype.
Ndryshimi i madhësisë së një fjale
Zvarrisni për të theksuar fjalën, më pas rrëshqitni nga butoni Swype në butonin shift.
Zgjidhni opsionin e dëshiruar nga lista.
Këshillë: Për të bërë të madhe fjalën e parë të një fjale, në një lëvizje rrjedhëse,
vendoseni gishtin mbi germë, rrëshqiteni gishtin mbi tastierë dhe rrëshqitni prapa te
germa pasardhëse. Shkruani normalisht pjesën që mbetet nga fjala.
Futni një germë me theks, simbol ose numër
Për të parë një listë germash të disponueshme në një buton, zgjidhni dhe mbani
butonin. Zgjidhni germën e dëshiruar nga lista.
Përdorimi fillestar
27
Shembull: Për ta futur germën á, zgjidhni dhe mbani butonin a dhe nga lista e
përzgjedhur zgjidhni á.
Këshillë: Nëse dëshironi të lëvizni kursorin brenda tekstit, ose të gjeni opsione të tjera
për të modifikuar tekstin tuaj, rrëshqitni nga tasti Swype në tastin +!=.
Për më shumë ndihmë, këshilla dhe video mbi përdorimin e Swype, vizitoni
www.swype.com.