Nokia N9 64GB - Shkruani me tastierën virtuale

background image

Shkruani me tastierën virtuale
Zgjidhni një fushë për shkrimin e tekstit.

1 Butonat e germave

2 Butoni shift

3 Butoni i simbolit

4 Butoni Space

5 Butoni Enter

6 Butoni Backspace

Futni një germë të madhe të shtypit kur shkruani me germa të vogla, ose anasjelltas
Zgjidhni butonin shift para se të futni germën. Për të aktivizuar regjimin caps lock,

zgjidheni butonin dy herë. Butoni shift përzgjidhet. Për tu kthyer në regjimin normal,

zgjidheni përsëri butonin shift.

Shkruani një numër ose një karakter special
Zgjidhni butonin e simbolit. Për të parë më shumë simbole, zgjidhni butonin 1/2.

24

Përdorimi fillestar

background image

Këshillë: Për të shtuar shpejt një numër ose një germë të përdorur zakonisht, zgjidhni

butonin e simbolit dhe rrëshqiteni gishtin te germa pa e ngritur. Kur ngrini gishtin,

futet germa dhe tastiera kthehet në pamjen normale të tekstit.

Futni një germë me theks
Zgjidhni dhe mbani germën të cilës dëshironi ti shtoni një theks dhe rrëshqisni gishtin

te germa me theks e dëshiruar pa e ngritur.

Fshini një germë
Zgjidhni butonin backspace.

Ndryshoni fontin
Në disa aplikime, si Mail dhe Notes, mund të ndryshoni fontin. Zgjidhni fushën e

shkrimit të tekstit dhe nga menyja që shfaqet, zgjidhni opsionin e dëshiruar. Për të

ndryshuar fontin e një fjale të vetme, zvarriteni për të zgjedhur fjalën dhe zgjidhni

dhe opsionin e dëshiruar.

Kopjoni dhe ngjitni tekstin
Në një fushë për shkrimin e tekstit, zvarritni për të zgjedhur tekstin që dëshironi të

kopjoni dhe nga menyja që shfaqet, zgjidhni

Copy

. Për të ngjitur tekstin, zgjidhni një

fushë të shkrimit të tekstit, pastaj zgjidhni vendin ku dëshironi ta ngjitni tekstin dhe

nga menyja që shfaqet, zgjidhni

Paste

.

Përdorni shumë gjuhë shkrimi
Zgjidhni dhe

Time and language

>

Text input

>

Installed input methods

më pas

zgjidhni gjuhët e shkrimit.

Nëse keni zgjedhur më shumë se një gjuhë shkrimi, mund të ndërroni ndërmjet

gjuhëve.

Ndryshoni gjuhën e shkrimit
Vendosni gishtin përtej skajit të majtë ose të djathtë të ekranit me prekje, dhe

zvarrisni gishtin përmes mbi tastierën virtuale.

Mbyllni tastierën virtuale
Rrëshqitni tastierën virtuale poshtë, ose prekeni jashtë fushës së shkrimit të tekstit.

Këshillë: Për ta vendosur kursorin pikërisht aty ku dëshironi, zgjidhni dhe mbani

tekstin derisa të shfaqet zmadhuesi. Pa e ngritur gishtin, zvarriteni kursorin në

vendndodhjen e dëshiruar.

Përdorimi fillestar

25