Shfaqni njoftimet dhe fidet
Lexoni postimet e fundit nga kontaktet tuaja të rrjeteve sociale dhe fidet e preferuara
në web, të gjitha në një pamje me njoftimet tuaja të marra.
Pamja Ngjarjet përmban sa vijon:
•
Për shembull, njoftimet e thirrjeve tuaja të humbura, mesazhet e palexuara dhe
përditësimet e softuerit
•
Fidet nga aplikimet dhe shërbimet e ndryshme si aplikimet e rrjeteve sociale dhe
fidet e web-it
Personalizimi
31
Elementët e pamjes Ngjarjet janë ndërveprues. Për shembull, zgjidhni fidin që
dëshironi të shikoni në më shumë detaje.
Shembull: Për të kontrolluar dhe instaluar përditësimet e sugjeruara të softuerit,
zgjidhni njoftimin e treguar me .
Kur konfiguroni llogaritë tuaja të rrjeteve sociale, përditësimet e statusit të shokëve
tuaj shfaqen automatikisht në pamjen Ngjarjet. Në mënyrë të ngjashme, nëse
aktivizoni
Show feed on home screen
kur abonoheni në fidet e web-it, fidet tuaja
shfaqen automatikisht.
Këshillë: Mund t'i rifreskoni fidet automatikisht. Në pamjen Ngjarjet, zgjidhni
Refresh
.
Hiqni një fid aktual nga një aplikim ose shërbim i veçantë
Zgjidhni dhe mbani fidin dhe zgjidhni
Clear
.
Kjo nuk e çaktivizon fidin.
Përdorimi i shërbimeve ose shkarkimi i përmbajtjes mund të shkaktojë transferimin
e sasive të mëdha të të dhënave, që mund të sjellë kosto të trafikut të të dhënave.