Rreth thirrjeve me internet
Ju mund të kryeni dhe merrni thirrje me anë të internetit. Shërbimet e thirrjeve me
internet mund të mbështesin thirrje midis kompjuterëve, midis telefonave celularë
dhe midis një pajisjeje VoIP dhe një telefoni tradicional. Shërbimi i thirrjes në internet
është një shërbim i rrjetit.
Disa ofrues të shërbimit të thirrjeve me internet lejojnë thirrje në internet falas. Për
disponueshmërinë dhe kostot e lidhjes, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit të
thirrjeve në internet.
Për të kryer ose marrë një thirrje me internet, ju duhet të jeni në zonën e shërbimit
të një WLAN ose të keni lidhje me të dhëna paketë (GPRS) në një rrjet 3G dhe të jeni
futur në një shërbim thirrjesh me internet.